AKTUALITET /

"Ti po e ngatërron durimin tim me zhurmën tënde", Pacolli i tregon ish-ortakut të tij historinë e mizës dhe buallit

Behgjet Pacolli paralajmëroi qeverinë shqiptare se bllokimin e punimeve në kantier do ta çonte në arbitrazh nëse nuk merren masa deri më 28 maj 2026

Shkruar nga Versus

"Ti po e ngatërron durimin tim me zhurmën tënde",

Çështja e aeroportit të Vlorës vijon të jetë pjesë e debateve jo vetëm televizive por dhe në rrjetet sociale, ku dy ortakët e këtij projekti, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi kanë drejtuar drejt njëri-tjetrit akuza të ndërsjella.

Së fundmi, ka qenë Behgjet Pacolli i cili sot në një postim në rrjetet sociale ka risjellë këtë përplasje me ortakun e kompanisë 2A Group,  Valon Ademi.

Pacolli paralajmëroi qeverinë shqiptare se bllokimin e punimeve në kantier do ta çonte në arbitrazh nëse nuk merren masa deri më 28 maj 2026.

Në postimin e tij, Pacolli nuk përmend me emër Valon Ademin apo kompaninë 2A Group, por përdor një fabul me një mizë dhe një buall.

Postimi i plotë i Pacollit

Para se ta publikoj tekstin në vijim, dua nga zemra t’i falënderoj njerëzit e mirë dhe miqtë e mi që më besojnë, kudo që janë. Mirënjohja ime për ju dhe ata është e sinqertë dhe e përhershme.

Ishte një MIZË që gjithë jetën rrinte mbi shpinën e një BULLI të madh.

Bulli ecte ngadalë, i qetë, punonte tokën, mbante barrë, kalonte lumenj e stuhi, pa bërë zhurmë.

Miza, e vogël sa një grimcë pluhuri, i rrinte te veshi dhe gumëzhinte pa pushim:

— Pse nuk flet?

— Pse nuk nervozohesh?

— Apo mos ke frikë prej meje?

Sa më shumë heshtte bualli, aq më shumë miza mendonte se ishte dikushi.

Një ditë, filloi ta pickonte më fort.

Te sytë, në qafë, mbi plagët e vjetra.

Aq shumë iu rrit mendja, sa doli përpara buallit dhe i tha:

— E sheh? Unë të ndala. Unë të lodha. Unë të detyrova të merresh me mua.

Bualli ngriti kokën ngadalë, e pa mizën me qetësi dhe i tha:

— Jo. Ti vetëm po e ngatërron durimin tim me zhurmën tende. Versus.al

 

 

 

 

 

Poll