AKTUALITET /

TitTok-u mbyllet në janar 2025 por ja me çfarë po zëvëndësohet kjo platformë

Clapper është një aplikacion për ndarjen e videove, i cili ndihmon përdoruesit të krijojnë dhe shpërndajnë përmbajtje në formë videosh, similar me aplikacione të tjera si TikTok dhe Instagram Reels.

Shkruar nga Versus

TitTok-u mbyllet në janar 2025 por ja me çfarë po

Qeveria shqiptare vendosi që të mbyll TikTok duke nisur nga janari e përgjatë një viti për shkak se rrjeti në fjalë ushqen dhunën mes adoleshenteve.

Deklaratën e bëri kryeministri Edi Rama gjatë një takimi ku u prezantua plani i ri i veprimit për sigurinë në shkolla.

“Tiktok është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Do ta mbyllim për një vit. Ne ndërkohë kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit, do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. TikTok në republikën e Shqipërisë s’do të ketë. Më pas, do të shikojmë se si do të veprojnë vendet e tjera, si do të reagojë vetë Tiktok, se është kompani që rrënjët e veta i ka në Kinë.’ u shpreh Rama.

Por siç duket të gjithë të apasionuarit pas këtyre rrjete sociale kanë gjetur një tjeter aplikacion i ngjashëm me TikTok-un. Dhe bëhet fjalë për aplikacionin Clapper.

Në një video të publikuar nga Kozak Braçi, ai diskuton shumën e të ardhurave që merr nga aplikacioni dhe fton ndjekësit e tij të fillojnë ta shohin në “Clapper”.

TitTok-u mbyllet në janar 2025 por ja me çfarë po

Por çfarë është aplikacioni ‘Clapper’

Clapper është një aplikacion për ndarjen e videove, i cili ndihmon përdoruesit të krijojnë dhe shpërndajnë përmbajtje në formë videosh, similar me aplikacione të tjera si TikTok dhe Instagram Reels. Ai ofron një platformë për krijuesit që të shprehin kreativitetin e tyre dhe të lidhen me një audiencë të gjerë. Përdoruesit mund të ngarkojnë videoklipe të shkurtra, të aplikojnë efekte speciale, t'i ndajnë ato me miqtë e tyre ose me një komunitet më të gjerë, dhe të angazhohen në biseda me komentet dhe mesazhet.

Por siç ndodh me shumë aplikacione të ndarjes së videove, edhe Clapper ka avantazhe dhe disavantazhe. Vlerësimi se a është i dëmshëm apo jo varet nga përdorimi dhe konteksti./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: