AKTUALITET /

Tjetër aksident tragjik në vend, humb jetën njëri prej shoferëve

Shkruar nga Versus

Tjetër aksident tragjik në vend, humb jetën njëri prej

Pak orë pas aksidentit të ndodhur në Milot ku humbi jetën një pasagjere 65 vjeçare, një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Cërrik.

Në zonën e fshatit Mjekës, dy automjete janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e njërit prej shoferëve.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik. Versus.al

Poll