I dënuari me burgim të përjetshëm i identifikuar si Miklovan Parubi është transferuar sot nga burgu i Peqinit tek burgu i Burrelit.
Drejtoria e përgjithshme e burgjeve bën me dije se sapo mbërriti në burgun e Burrelit, të dënuarit iu gjet kanabis i fshehur në çorape ku e kishte mbështjellë me qese.
Menjëherë janë njoftuar drejtuesit e institucionit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve si dhe Komisariati i Policisë Burrel, i cili ka marrë në dorëzim materialin për kryerjen e ekspertizës përkatëse. Në njoftimin e bërë nga drejtoria e burgjeve, ngjarja po ndiqet sipas procedurave ligjore në fuqi.
Parubi është dënuar me burg përjetë si autor i një vrasje të dyfishtë të ndodhur në tetor të 2016 në Dajç. Ai akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e 4 të tjerëve me kallashnikov në lokalin në pronësi të Arjet Seitit. Versus.al

