AKTUALITET /

Trafikoi mbi 1 ton drogë drejt Italisë, Paul Deda ekstradohet një ditë pasi u arrestua në Francë

Shkruar nga Versus
Trafikoi mbi 1 ton drogë drejt Italisë, Paul Deda ekstradohet një
Paul Deda

Paul Deda, shqiptari 50 vjeçar i arrestuar ditën e djeshme në Francë, është ekstraduar sot drejt vendit tonë. Procedurat e ekstradimit kanë qenë të përshpejtuara, ndërsa Deda akuzohet për trafikimin e 1 ton e 16 kg kanabis nga Shqipëria drejt Italisë.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme. Sipas hetimeve, Paul Deda në bashkëpunim me shqiptarë dhe italianë, ka tentuar që të trafikonte drejt Italisë sasinë prej 1016 kg kanabis. Sasia u kap në Bari të Italisë ku më herët janë arrestuar dy pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal. Versus.al

Poll