AKTUALITET /

Tragjedi në Elbasan, 6 vjeçari gjendet i mbytur në lumin Shkumbin! Gjyshja e kishte denoncuar të zhdukur

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Elbasan, 6 vjeçari gjendet i mbytur në lumin

Elbasan- Një tragjedi ka ndodhur në lumin Shkumbin ku një 6 vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “Çezmë”.

Gjyshja e tij kishte denoncuar në polici zhdukjen e të miturit. Pas kontrolleve të efektivëve në terren, 6 vjeçari u gjet i pajetë buzë lumit.

Hetimet paraprake është mësuar se fëmija ka pasur banesën aty pranë lumit dhe për pak momente ka humbur nga vëmendja e gjyshërve të tij. Sapo ka bërë gjyshja denoncim në Polici, kanë nisur edhe kërkimet dhe trupi pas tre orësh është gjetur i pajetë në lumin Shkumbin. Fëmija ka qenë pikërisht duke luajtur aty kur ndodhi ngjarja e rëndë. Versus.al

Tags:

elbasan

Poll