
Një 41 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi mbeti i plagosur dy ditë më parë në vendin e tij të punës.
Elton Dema u përfshi në një aksiden në punë mëngjesin e së hënës, 18 nëntor, por ndërroi jetë pasditen e së mërkurës (20 nëntor).
Dema po punonte për llogari të një kompanie ndërtimi për pastrimin e materialeve të rrezikshme në Bergamo, kur u shtyp nga një pirun.
Puna ku ndodhi aksidenti i rëndë është ndërprerë dhe policia italiane po heton ngjarjen./Versus.al








