Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit, ku për pasojë kanë humbur jetën dy të rinj.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët e një banese pranë rrugës kryesore. Përplasja ka qenë fatale, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të të dy personave në mjet.
Të plagosurit u transportuan fillimisht me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, por për shkak të plagëve të rënda, nuk mundën të mbijetojnë.
Viktimat janë identifikuar si Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, të dy 24 vjeç dhe banues në Peqin.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
/Versus.al/







