Një aksident tragjik i ndodhur në rrugën Drenas–Skenderaj, pranë fshatit Polluzhë, i ka marrë jetën 24-vjeçares Blerta Rexha. E reja ishte duke udhëtuar me të fejuarin e saj, Leutrim Azemi, kur mjeti me të cilin po lëviznin doli nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi.
Të dy u dërguan me urgjencë në QKUK për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht Blerta nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë pak orë pas aksidentit. I fejuari i saj, Leutrim Azemi, ndodhet i shtruar në spital dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik. Familjarë, miq dhe qytetarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale për ndarjen e parakohshme nga jeta të të resë. /Versus.al/







