Katër burra, përfshirë dy shtetas shqiptarë, janë zyrtarisht të akuzuar për kontrabandim të kokainës përmes aeroportit të Manchesterit, si pjesë e një hetimi të gjerë të ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Mbretërinë e Bashkuar.
Të pandehurit, të cilët u akuzuan mbrëmjen e kaluar, pritet të paraqiten sot para Gjykatës së Manchesterit. Ata janë:
• Dale Hosker, 49 vjeç, nga Palatine Road, Bury
• Dale Creen, 34 vjeç, nga Mere Fold, Worsley
• Elton Hallaçi, 31 vjeç, shtetas shqiptar, nga Adlam Road, Liverpool
• Artur Iseberi, 27 vjeç, gjithashtu shqiptar, nga Aintree Lane, Liverpool
Sipas autoriteteve britanike, veprat penale i përkasin muajit maj 2024. Në kuadër të këtij hetimi të zgjeruar të NCA, më 17 qershor 2025 u arrestuan gjithsej gjashtë persona në zona të ndryshme të Greater Manchester dhe Liverpool. Ndër të arrestuarit janë edhe dy shtetas shqiptarë, të ndaluar në dy prona në Fazakerley, Liverpool. /Versus.al







