AKTUALITET /

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, bie në pranga 24-vjeçari

Menjëherë pas ndërhyrjes, drejtuesi i mjetit, shtetasi M. O., 24 vjeç, u arrestua në flagrancë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai kishte marrë automjetin me qira dhe po transportonte emigrantët kundrejt pagesës, me synim kalimin e tyre drejt kufirit me Greqinë dhe më tej në BE.

Shkruar nga Versus

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, bie

Policia Kufitare e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar nga Shkodra, i cili po transportonte shtetas të huaj me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas burimeve zyrtare, ndalimi u bë gjatë një kontrolli rutinë në aksin rrugor “Sarandë–Lukovë”, në afërsi të vendit të quajtur “Lemi i Sofisë”, ku shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një automjet tip “Volkswagen” që po transportonte disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas ndërhyrjes, drejtuesi i mjetit, shtetasi M. O., 24 vjeç, u arrestua në flagrancë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai kishte marrë automjetin me qira dhe po transportonte emigrantët kundrejt pagesës, me synim kalimin e tyre drejt kufirit me Greqinë dhe më tej në BE.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë të trafikut të paligjshëm të emigrantëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, nën akuzën për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /Versus.al/

Poll