Tre persona janë vrarë në Memaliaj pas një atentati në një lokal në qytet.
Sipas raportimeve paraprake, viktimat janë identifikuar si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe M. Çela. Trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit pranë bashkisë ku dhe ndodhi vrasja.
Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, biznesmen dhe pronar i Bujtina Vjosa, pranë biznesit të Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar pak vite më parë.
Dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.
Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.
Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive nëse ka pasur ky krim i rëndë ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve.








