AKTUALITET /

Tritol dyqanit në Krujë pas mesnate, pronari në 2022-in rrahu me leva hekuri një kuzhinier (EMRI)

Shkruar nga Versus
Tritol dyqanit në Krujë pas mesnate, pronari në 2022-in rrahu me
Foto ilustruese

Një shpërthim me tritol është shënuar pas mesnate në rrugën "Fush Krujë-Derven" në hyrjen e një dyqani. 

Mësohet se lënda plasëse ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa dyqani rezulton të jetë në përdorim të 30 vjeçarit Donald Luka. Ky i fundit ishte arrestuar më parë nga policia pasi në 2022-in në bashkëpunim me vëllain e tij, rrahën me leva hekuri kuzhinierin Indrit Çela. Ende nuk ka asnjë informacion mbi autorin e ngjarjes. 

"Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit"- thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

Poll