AKTUALITET /

Tritoli jashtë lokalit në Tiranë, zbulohet autori me precedentë të theksuar kriminalë (EMRI)

Policia po punon për kapjen e autorit 47 vjeçar i cili më 25 mars u largua me biçikletë pasi vendosi lëndën plasëse tritol.

Shkruar nga Versus
Tritoli jashtë lokalit në Tiranë, zbulohet autori me
Foto nga vendngjarja

Tiranë- Renato Mneri është 47 vjeçari i dyshuar për vendosjen e sasisë me lëndë plasëse jashtë ambienteve të lokalit në pronësi të S.H në rrugën “Mustafa Gaxheri”.

Mneri ka përdorur biçikletë për t’u larguar nga vendngjarja më datë 25 mars menjëherë pasi ndodhi shpërthimi.

Policia po punon për kapjen e tij, ndërsa pas verifikimeve rezultoi se në 2015-ën Mneri kishte plagosur shokun e tij për t’i grabitur orën e floririt që mbante në qafë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: