AKTUALITET /

Tritoli lokalit në Vlorë, këto janë pistat që po ndjek policia

Shkruar nga Versus

Tritoli lokalit në Vlorë, këto janë pistat që po ndjek

Një shpërthim tritoli i vendosur në verandën e një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë pranë Lungomares në Vlore, ka rikthyer hijet e hakmarrjes së ngjarjeve të ndodhura vite me parë.

Lënda shpërthyese ishte vendosur rreth orës 6:00 të mëngjesit të kësaj të diele në lokalin, që është në pronësi te familjes Birçaj.

Në maj të vitit 2021 në një atentat u ekzekutua ish-pronari i Bledar Birçaj, dhe lokali tashmë është në emër të nënës së tij.

Pikërisht e kaluara e të ndjerit Bledar Birçaj, janë dyshimet kryesore të policisë së Vlorës për vendosjen e sasie tritoli që fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur verifikimin e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorit të vendosjes së lëndës plasëse si dhe ka nisur marrjen në pyetje të anëtarëve të familjes që kanë në pronësi lokalin në fjalë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: