AKTUALITET /

Tronditet bota e kulturës në RMV, kamioni me targa të Kosovës përplas për vd*kje solistin dhe djalin e tij

Shkruar nga Versus
Tronditet bota e kulturës në RMV, kamioni me targa të
Solisti i ndjerë, Riste Velkov

Maqedoni e Veriut- Një aksident tragjik i orëve të vona të mbrëmjes së djeshme i ka marrë jetën solistit të Operas dhe Baletit Riste Velkov dhe djalit të tij 20 vjeçar.

Përplasja fatale ka ndodhur në aksin Radishan-Prishtinë-Mirkovcë ku një makinë u pëprlas me kamionin dhe për pasojë humbën jetën 4 personat që ndodheshin brenda mjetit “BMË”.

Ngjarja ka tronditur botën e kulturës në vendin fqinj. Riste Velkov, 51 vjeç, i lindur në Shkup, konsiderohej një nga emrat më të njohur të skenës operistike në vend. Si solist i mirënjohur i Operës dhe Baletit Nacional, ai ishte veçanërisht i vlerësuar për interpretimet në produksionet “belkanto”, duke fituar reputacionin e një artisti me “ngjyrë kadifeje të zërit”.

Gjatë karrierës së tij artistike, Velkov kishte realizuar 26 role operistike dhe kishte interpretuar në dhjetëra produksione të njohura botërore, përfshirë “Nabucco”, “Rigoletto”, “Macbeth” dhe “La Traviata”.

Sipas hetimeve të deritanishme, shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga ana e shoferit të kamionit me targa të Kosovës. Mjeti kaloi në korsinë e kundërt ku udhëtonin viktimat dhe shkaktoi tragjedinë. Versus.al

Poll