Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Paçram, në bashkinë Vau i Dejës, ku një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 21:00, është gjetur pa shenja jete në rrugë shtetasi F. Ll., 65 vjeç. Dyshimet e para tregojnë se ai është qëlluar me armë zjarri.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar. /Versus.al







