
Luan Haka u arrestua nga policia pas operacionit për goditjen e stampimit me logo false të veshjeve firmato në fshatin Brrar të Tiranës.
Haka i cili së bashku me djalin e tij është bashkëpronar i një prej magazhinave ku zhvillohej aktiviteti kriminal, rezulton të ketë qenë kandidat i PD-së për kryebashkiak në Peshkopi gjatë zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022 kur doli në krah të Lulzim Bashës.
Ai nuk arriti të fitonte në zgjedhjet e pjesshme duke u renditur i treti me vota pas kandidatit të Berishës, Përparim Kryemadhi.
Policia ka shpallur në kërkim djalin e tij, Lindon Haka i cili ishte bashkëpronar i njërës prej magazinave ku stampoheshin me logo false, veshje të kontrabanduara të cilat më pas shiteshin si origjinale. Versus.al







