Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia ish shefin e Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore në Tiranë Sokol Novakun. Apeli caktoi masën “arrest shtëpie” për Novakun, ndërsa ish la në burg Roven Zekën, ish shefin e Qarkullimit. Mësohet se ky vendim u mor me argumentin se kishte probleme familjare. Dy zyrtarët e policisë morën 2 mijë euro ryshfet për një aksident nga biznesmeni Erges Vrioni për të mos t’i arrestuar gruan.
Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka, Sokol Novaku shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore dhe Edison Tabaku, ranë në pranga më 19 prill në kuadër të një hetimit të SPAK. Ata akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se kanë marrë 2 mijë euro ryshfet për manipulimin e provave për një aksident rrugor të shkaktuar nga bashkëshortja e biznesmenit Erges Vrioni. Versus.al







