AKTUALITET /

U arrestuan apo u vetëdorëzuan? Shefi i qarkullimit rrugor dhe ai i aksidenteve, shkojnë në polici

Shkruar nga Versus

U arrestuan apo u vetëdorëzuan? Shefi i qarkullimit rrugor dhe ai i

Gjatë mesditës së sotme u bë me dije se SPAK kishte lëshuar tre urdhër-arreste për zyrtarë të Qarkullimit Rrugor, mes të cilëvve edhe drejtuesi Roven Zeka.

U raportua se ky i fundit, ishte përpjekur të largohej me vrap kur agjentët e BKH shkuan për të ekzekutuar urdhrin e SPAK, por siç shihet në videon e siguruar nga Versus.al, Zeka së bashku me shefin e sektorit të aksidenteve, Sokol Novaku shkojnë me këmbët e tyre në drejtorinë e policisë.

Ajo që u raportua si arrestim i papritur, duket më shumë si vetëdorëzim. Ndaj tyre po kryhen procedurat e nevojshme pasi më herët u raportua se kishin tentuar të merrnin ryshfet për të shpëtuar nga përgjegjësia e aksidentit gruan e një personi nën hetim nga SPAK. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: