Detaje të reja kanë dalë në dritë nga e shkuara e errët kriminale e Elis Rroshkodolit i njohur ndryshe si Elis Shkoza, i cili u vra sot në afërsi të zonës së Zdrales brenda një lokali në rrugën "Isuf Sokoli" , në Shkodër.
36 vjeçari ishte në kërkim për plagosjen me thikë në Bukuresht të Rumanisë, më 20 prill 2023, të biznesmenit Jean Sassu, pronar i lokal-tavernave luksoze.
Media rumune CANCAN.RO ka përshkruar me detaje se si ndodhi kjo ngjarje e ndodhur një vit më parë.
Gjithashtu në artikullin e saj kjo media tregon se si Rroshkodoli kishte marrë identitetin e një pronarit shkodran i një studio muzikore që jetonte në Itali, Elis Shkoza, ku ky i fundit së bashku me vëllain e tij kishin bashkëpunuar me vajzën e artistit Al Bano Carrisit, Jasmina.
Duke pasur parasysh ngjashmërinë midis ish-grabitësit dhe artistit, ekzistojnë dy hipoteza shkruan më tej CANCAN.RO:
a) Elis Rroshkodol do të kishte ndryshuar emrin pasi kishte shkuar në Itali, për të nisur një karrierë të pastër në muzikë, me vëllain e tij. Kështu, publiku nuk do të kishte si ta lidhte atë me ish-anëtarin e grupit të frikshëm që ngjalli frikë te belgët.
b) Elis Rroshkodol do të kishte vjedhur emrin e artistit, duke përfituar nga ngjashmëria fizike mes tyre, për të qarkulluar lirshëm nën identitetin e Elis Shkozës.
Në vitin 2014, autoritetet njoftuan se një bandë e organizuar kriminale, e përbërë kryesisht nga shqiptarë, ishte kapur dhe shkatërruar pas dy vitesh hetime.
15 personat, 13 prej të cilëve shqiptarë, ishin të specializuar për vjedhje dhe grabitje. Personat u kapën me një shumë prej 15 mijë eurosh, sende me vlerë dhe armë.

“Anëtarët e këtij grupi kriminal dyshohet se kryenin vjedhje jashtë Shqipërisë dhe më pas shisnin ose trafikonin sendet e vjedhura me vlerë të konsiderueshme në Shqipëri. Gjithashtu, dyshohet se shumat e krijuara nga shitja e sendeve të vjedhura u dërgoheshin familjarëve të tyre me transferta në agjenci të specializuara” , thuhej në njoftimin e prokurorisë.
Pas hetimeve u arrestuan shqiptarët që terrorizonin Belgjikën.
Mes atyre që përfunduan pas hekurave, sipas listës së komunikuar në vitin 2014 nga autoritetet, është edhe Elis Rroshkodol, i njëjti që goditi me thikë bosin nga Nuba më 20 prill 2023.
Njeriu që goditi me thikë shefin e Nuba-s dyshohet se ka ndryshuar emrin dhe ka lidhje me Al Bano.
Në mars të vitit 2021, shtypi italian njoftoi se dy artistë shqiptarë, vëllezërit nga Shkodra, Elis dhe Anxhelo Shkoza, kanë krijuar së fundmi kompaninë e tyre diskografike.
Madje të dy arritën të bashkëpunonin me vajzën e artistit Albano Carrisi, Jasmina dhe premtuan se do të kishin një sukses të jashtëzakonshëm në industri.

Kujtojmë që një prej artistëve quhet Elis Shkoza, kështu quhet edhe Elis Rroshkodol, individi i ardhur këto ditë në Rumani dhe qëlloi me thikë shefin nga Nuba. Pra, duke pasur parasysh ngjashmërinë midis ish-grabitësit dhe artistit, ekzistojnë dy hipoteza:
a) Elis Rroshkodol do të kishte ndryshuar emrin pasi kishte shkuar në Itali, për të nisur një karrierë të pastër në muzikë, me vëllain e tij. Kështu, publiku nuk do të kishte si ta lidhte atë me ish-anëtarin e grupit të frikshëm që ngjalli frikë te belgët.
b) Elis Rroshkodol do të kishte vjedhur emrin e artistit, duke përfituar nga ngjashmëria fizike mes tyre, për të qarkulluar lirshëm nën identitetin e Elis Shkozës.
Opsioni i dytë duket më i besueshëm. Pse? Sepse Elis Rroshkodol ka lindur në vitin 1988, që do të thotë se tashmë është 34 vjeç. Në të njëjtën kohë, Elis Shkoza (këngëtari) mbaroi shkollën e mesme në vitin 2011 (sipas profilit të tij në Facebook), që do të thotë se ka lindur në vitin 1993 dhe tani do të ishte 30 vjeç.
Mbetet për t’u parë se çfarë zbulimesh do të bëjnë hetuesit për rastin e Elis Rroshkodolit që goditi pronarin e lokalit të natës, Nuba.







