AKTUALITET /

"U fut në polici për t'u mbrojtur, Aldorjana kërkonte drejtësi për babanë", flet e afërmja e efektives që vrau veten në Tiranë

'U rrit dhe e kërkonte vazhdimisht. Ajo thoshte gjithmonë që kam një konflikt në shtëpi, që keqtrajtohej nga familjarët. Ka pasur dhunë fizike, psikologjike.'

Shkruar nga Versus
"U fut në polici për t'u mbrojtur, Aldorjana kërkonte
Aldorjana Loshi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me 24 maj në Tiranë, ku një efektive u vetëvra me armën e shërbimit. Efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5 mendohet se ka kryer vetvrasjen me armën e shërbimit.

Për të folur mbi këtë temë në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me gazetaren Aida Topalli, e afërmja e efektives u shpreh se Aldorjana ishte e dhunuar sistematikisht si nga ana fizike ashtu dhe nga ana psikologjike nga familja e saj.

Gjithashtu e afërmja theksoi se vajza ndjehej e papranuar dhe se e ndjente shumë mungesën e të atit.

“Unë Aldorjanën e njoh sepse jam e afërmja e saj, nuk kemi qëndruar gjithmonë pranë por e kam takuar gjatë kohës që është rritur edhe tani.

Aldorjana është një vajzë pa baba është rritur me nënën dhe vëllain. Ka qenë një vajzë çapkëne dhe e hedhur por duke u rritur i mungonte shumë babai. 

U rrit dhe e kërkonte vazhdimisht. Ajo thoshte gjithmonë që kam një konflikt në shtëpi, që keqtrajtohej nga familjarët. Ka pasur dhunë fizike, psikologjike.

Kohët e fundit kërkonte më shumë babain dhe thoshte që nuk i dua ata por më shumë atë. Vajza ndihej e papranuar. Thoshte dua të bëj drejtësi për babain tim, babai i bëri aksident”, u shpreh e afërmja e efektives së ndjerë. 

Poll