AKTUALITET /

U gjet i vrarë në oborrin e shtëpisë së tij, publikohet FOTO-ja e 20 vjeçarit

I riu u gjet i vdekur pranë banesës së tij në fshatin Guci e Re.

Shkruar nga Versus
U gjet i vrarë në oborrin e shtëpisë së tij, publikohet
Banesa ku u gjet i vrarë 20 vjeçari/ Pavlin Preka

I riu që shihni në foton e mësipërme është 20 vjeçari Pavlin Preka, i cili u vra me armë zjarri në Shkodër ditën e djeshme. I riu u gjet i vdekur pranë banesës së tij në fshatin Guci e Re.

Pasi kanë kaluar rreth 20 orë nga ngjarja, Policia e Shkodrës ende nuk ka arritur të identifikojë një pistë konkrete. Familjarët e të rinjit kanë shprehur se nuk kanë asnjë ide se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Sipas burimeve për mediat, autoritetet kanë marrë në pyetje rreth 20 persona, duke përfshirë komshinj, persona që kanë pasur kontakt me viktimën, si dhe individë të tjerë të njohur si problematikë në zonë.

Ngjarja tragjike ndodhi pasdite të së enjtes. Trupi i pajetë i të riut, u gjet nga familjarët e tij të cilët menjëherë lajmëruan policinë.

Nga mbikëqyrja u konstatuan 6 plagë me armë zjarri, ndërsa në vendngjarje nuk është gjetur arma me të cilën është kryer krimi. Familjarët e telefonuan të riun për të ngrënë drekën, por pasi nuk patën përgjigjie, shkuan në banesë ku e gjetën të vrarë në oborr. /Versus.al

Poll