Besnik Koçiu, 51 vjeçari i paraburgosur te burgu “Jordan Misja” në Tiranë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Drejtoria e burgjeve ka bërë me dije se Qosja u gjet pa ndjenja në qelinë e tij të paraburgimit dhe menjëherë u dërgua në QSUT, por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mund të mbijetonte.
Më herët, i ndjeri kishte deklaruar se vuante nga Diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një AVC ishemik të kaluar rreth gjashtë muaj më parë, për të cilat kishte terapi të vazhdueshme referencë dhe i ishte hapur një kartelë mjekësore për kryerjen e ekzaminimeve të vazhdueshme.
Ndaj tij po zhvillohej një hetim për armëmbajtje pa leje, ndërsa ishte arrestuar më 13 korrik për plagosjen me armë zjarri të 34 vjeçarit Franci Xhaferri në kushtet e një pakujdesie teksa ndodheshin në lokal.
Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Më datë 24 korrik 2025, rreth orës 08:00, në ambientet e Urgjencës së QSUT-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri Besnik Koçiu, i datëlindjes 26.10.1974, i cili ishte i akomoduar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja” që prej datës 16 korrik 2025, ardhur nga Drejtoria e Policisë Tiranë.
Rreth orës 07:00 të datës 24 korrik, personeli infermieror është njoftuar se shtetasi Koçiu ishte pa ndjenja në dhomën e tij. Ai është transportuar menjëherë me urgjencë në QSUT në orën 07:08, ku ka mbërritur në orën 07:12 dhe është trajtuar nga ekipi mjekësor i urgjencës. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, në orën 08:00 është konfirmuar ndarja nga jeta.
Shtetasi Koçiu në momentin e pranimit në institucion ka deklaruar se vuante nga Diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një AVC ishemik të kaluar rreth gjashtë muaj më parë, për të cilat kishte terapi të vazhdueshme referencë për të cilën i është hapur dhe kartelë mjekësore për kryerjen e ekzaminimeve të vazhdueshme.
Shtetasi Koçiu ishte në hetim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”.
Ngjarja është referuar menjëherë autoriteteve përkatëse.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Versus.al







