AKTUALITET /

U godit me qytë pistolete në trotuar teksa ecte me gruan, drejtori i AKU në Shkodër: Nuk e pashë autorin

Shkruar nga Versus
U godit me qytë pistolete në trotuar teksa ecte me gruan, drejtori i
Ramir Haderi

Mbrëmjen e djeshme drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi u dhunua me sende të forta dhe me qytë pistolete në lagjen “Rusi” teksa ecte në trotuar në prani të gruas së tij.

Autori arriti të arratisej, ndërsa Haderi ka deklaruar në polici se nuk kishte arritur ta njihte personin që e dhunoi dhe mohoi të kishte konflikte me persona të tjerë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi sulmi, por deri tani ende nuk është identifikuar autori. Versus.al

Poll