AKTUALITET /

U hodh në lumin Buna për të notuar dhe u plagos rëndë, Qeveria akordon 20 mln lekë për kurimin e kirurgut të QSUT

Në bazë të vendimit të miratuar, fondi prej 2 milionë lekësh do të sigurohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të kryhet mbi bazën e faturave përkatëse të institucionit ku ai po trajtohet.

Shkruar nga Versus

U hodh në lumin Buna për të notuar dhe u plagos rëndë,

Këshilli i Ministrave ka vendosur të mbulojë shpenzimet e mjekimit për Prof. Dr. Arvin Dibra, pas aksidentit të rëndë që pësoi në lumin Buna. Në bazë të vendimit të miratuar, fondi prej 2 milionë lekësh do të sigurohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të kryhet mbi bazën e faturave përkatëse të institucionit ku ai po trajtohet.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, dhe në vijim të vendimit nr.15, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2025”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Arvin Dibra, në masën 2 000 000 (dy milionë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kirurgu i njohur pësoi dëmtime serioze në qafë dhe shtyllën kurrizore pasi u përplas me gurët në lumin Buna. Pas ndihmës së parë, ai u transportua me helikopter në Tiranë për trajtim të specializuar.

Mjeku ishte duke pushuar më familjen në zonën e Dajçit në Shkodër dhe në një moment ka vendosur të zhytet me kokë në lumin Buna. Fatkeqësisht, nga hedhja në ujë ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e qafës dhe shtyllës kurrizore.

Për shkak të situatës tepër serioze dhe trajtimit delikat tepër intensiv që nevojitet, edhe përse ndihma e parë i është dhënë nga kolegët e tij, Arvin Dibra nuk arriti dot të rikuperohej. 

Prof.Dr.Arvin Dibra është Shef i Klinikës 1 Kirurgjikale QSUT si dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë. Gjatë karrierës akademike dhe punës në spital, kryesisht, ai u ka shërbyer qindra pacientëve dhe është ndër mantelbardhët që gëzon respekt të veçantë.

Poll