AKTUALITET /

U kap me armë dhe tritol, zbardhet dëshmia e 'Ariut' shqiptar të arrestuar në Greqi

39-vjeçari pretendon se armën dhe plumbat i kishte për vetëmbrotje dhe se nuk ishte në dijeni që kishte eksploziv në makinë.

Shkruar nga Versus
U kap me armë dhe tritol, zbardhet dëshmia e 'Ariut'
Armiol Rrasa

39-vjecari nga Divjaka, Armiol Rrasa i njohur si “Ari” i cili u arrestua së bashku me partneren e tij, Daniel Luari pasi gjatë një kontrolli të rastësishëm nga policia greke iu gjetën armë dhe tritol në makinë është lënë në burg.

Ndërsa partnerja e tij është lënë e lirë me kushtin që të paraqitet një herë më muaj në Komisariat.

39 vjeçari gjatë rrëfimit të tij para togave të zeza ka pretenduar se pistoletën dhe plumbat i kishte për t’u mbrojtur për shkak të një hakmarrje të vjetër. Ndërsa për eksplozivin e gjetur në makinën e tij pretendon se nuk ishte në dijeni dhe se i përket një personi tjetër, shkruan media helene Prothema.gr.

Ndërsa partnerja e tij mësohet se ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të faktit që në makinën ku ajo po udhëtonte kishte municion dhe armë dhe se i ka parë ato vetëm kur u zbuluan nga policia.

Arma dhe eksplozivi u gjetën të fshehura në një vend të improvizuar në mjet, teksa ''Ari' udhëtonte me partneren e tij me një fuoristradë “Wolsvagen” të blerë me leasing.

Referuar skedës penale të tij, Rrasa  rezulton i arrestuar 12 herë, madje për herë të parafundit ndaj tij është ngritur akuzë në qershor të këtij viti për përdhunimin e një te miture, nga e cila nuk dihet se si ka shpëtuar pa qëndruar në qeli pasi vetëm një muaj më pas rezulton të jetë arrestuar sërish për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: