AKTUALITET /

U kapën me 1 kg kokainë te ‘zona e Shullazit’, nipi i “të fortit” të Tiranës dhe djali i Ad Sybardhit: E përdornim vetë

Të rinjtë e arrestuar kanë pretenduar se lëndën narkotike e kishin për përdorim vetjak dhe jo për ta shitur.

Shkruar nga Versus

U kapën me 1 kg kokainë te ‘zona e Shullazit’, nipi i

Tiranë- Gjykata ka caktuar masat “arrest me burg” për Klajdi Serjanin dhe Euxhenjo Manushin, dy të rinjtë që u arrestuan ditë më parë pasi u kapën me 1 kg kokainë në makinën luksoze.

Të arrestuarit kanë mohuar se kishin për qëllim shitjen e drogës duke pretenduar se e kishin të gjithë për përdorim vetjak.

Hetimet për kapjen e tyre zgjatën 6 muaj me përgjime të cilat provuan se të dyshuarit vepronin në një prej zonave të kryeqytetit që njihet si ‘zona e Emiljano Shullazit’. Madje Klajdi Serjani rezulton të jetë nipi i Pajtim Serjanit, të dënuarit më parë për gjobëvënie, pjesë e grupit të Emiljano Shullazit.

Të rinjtë akuzohen se drogën e shisnin nëpër lokale edhe ndaj këngëtarëve të njohur. Ndërsa 20 vjeçari Euxhenjo Manushi rezulton të jetë djali i klarinetistit Adriano Manushi të njohur ndryshe si “Ad Sybardhi”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: