AKTUALITET /

U kapën në Portin e Durrësit me 7 pako kokainë, Gjykata merr vendimin për dy kushërinjtë

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “Arrest në burg” për dy personat që u arrestuan në Portin e Durrësi me 7 pako kokainë në furgonin me targa angleze.

Shkruar nga Versus

U kapën në Portin e Durrësit me 7 pako kokainë, Gjykata merr

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “Arrest në burg” për dy personat që u arrestuan në Portin e Durrësi me 7 pako kokainë në furgonin me targa angleze.

Mbrojtja kërkoi arrest në shtëpi për ta ose garanci pasurore, por kjo nuk u mor parasysh nga trupa gjykuese.

Seanca ndaj 38-vjeçarit Arjan Doci dhe 39-vjeçarit Mentor Çuni, kushërinj, djem tezesh, u zhvillua me dyer të mbyllura.

Furgoni me traga angleze, i kompanisë “Bledi Trans” kryente transport mallrash në itinerarin Angli-Itali-Shqipëri.

Në momentin që iu nënshtrua kontrollit në Portin e Durrësit, furgoni kishte hyrë nga Italia.

Gjatë kontrollit, nën sediljen e shoferit të furgonit, Arjan Doçi, 38 vjeç u gjetën dhe sekuestruan 7 kg e 300 gramë kokainë. Droga ishte mbështjellë me qese me vakum në mënyrë që të mos nuhatej nga qentë e kufirit.

Së bashku me shoferin e furgonit, u arrestua edhe personi tjetër që ndodhej me të në mjet, Mentor Çuni, kushëri i shoferit të furgonit, i dyshuar si bashkëpunëtor në veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: