Kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri i cili javën e kaluar u mor i pandehur nga SPAK nën dyshimin e abuzimit me tenderat publikë, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme ku u njoh me masën e sigurisë "detyrim paraqitje" të caktuar nga SPAK. Masat e sigurisë u lanë në fuqi gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme.
Gjykata e Posaçme e pezulloi Myzyrin nga detyra për të shmangur vijimin e veprimeve të paligjshme të tij. SPAK njoftoi se 11 persona janë marrë të pandehur për abuzime me tenderin e mirëmbajtjes së aksit rrugor Rrëshen-Shpal.
"Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)"- bëhet me dije në njoftimin e SPAK. Versus.al







