
Pasi u pushua nga puna që kishte si mësuese në shkollën 9 vjeçare në Kamëz, Mine Hasani është shpallur në kërkim nga policia.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, autoritetet njoftojnë se 58 vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nxënësve të klasës së katërt në shkollën "100 vjetori i Pavarësisë" dhe për pasojë, po punohet për kapjen e saj dhe zbardhjen e plotë të rastit.
58 vjeçarja shfaqej në pamjet filmike të regjistruara nga nxënësit teksa dhunonte fizikisht disa prej tyre gjatë procesit mësimor si dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj tyre me fyerje të ashpra. Versus.al

