AKTUALITET /

“U tha diçka, më pas qëlloi me breshëri”, identifikohet një nga autorët e masakrës me 3 të vrarë në Memaliaj

Me rroba të zeza rreth moshës 40 vjeç, këto mësohet të jenë detaje nga përshkrimi i autorit që hapi zjarr ndaj viktimave në Memaliaj.

Shkruar nga Versus
“U tha diçka, më pas qëlloi me breshëri”,
Viktimat, kamarieri Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela, pronari Shyqyri Kalemi

Detaje të reja janë zbardhur nga masakra me tre të vrarë dy ditë më parë në Memaliaj ku viktimë mbetën Shyqyri Kalemi (babai i Andra Kalemit, person më të shkuar kriminale), kamarieri i lokalit Gledio Muka dhe klienti i rastësishëm Marsel Çela.

Mësohet se autori i cili ka qëlluar në breshëri para lokalit ku ndodheshin viktimat, ka qenë rreth 40 vjeç dhe rreth 1.80 centimetra i gjatë. I veshur me pantollona dhe bluzë të zezë, autori mësohet se është ndalur për pak sekonda përballë viktimave dhe dyshohet se u ka thënë diçka para se të hapte zjarr me breshëri ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Ndërsa personi tjetër që ngiste makinën për realizimin e atentatit, nuk është identifikuar dot. Si pasojë e të shtënave, mbeti i plagosur edhe Artur Kalemi, vëllai i Shyqyri Kalemit, i cili ndodhej gjithashtu në lokal në momentin e atentatit. Më herët u bë me dije se po bëhen kontrolle në disa qytete të vendit, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 27 persona. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: