Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i dënuar për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, ka lënë sot përkohësisht qelinë e burgut për të vizituar nënën e tij të sëmurë.
Mësohet se Kokës i është miratuar një leje e kufizuar prej tetë orësh nga 11:00 deri në 19:00 me firmë të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manjës dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve. Forca të shumta të policisë së burgjeve e shoqërojnë Kokën gjatë lirisë së tij të përkohshme.
Koka u arrestua më 14 dhjetor të 2021-in, ndërsa vitin e kaluar Gjykata e Posaçme e dënoi me 10 vite burg për inceneratorin e Elbasanit, dënim i cili zbret në 6 vite e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për inceneratorin e Tiranës u dënua me 2 vite burg, ndërsa për atë të Fierit çështja është ende në gjykim. Versus.al







