Gjykata e Posaçme shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës dhe dënon me 3 vite burgim ish-ministrin e Mjedisit dhe deputetin e LSI-PS, Lefter Koka.
Gjithashtu u shpallën fajtorë edhe 6 të pandehur të tjerë të dosjes, kurse për të shtatin u shpall pafajësia.
Vendimi u shpall sot nga trupa gjykuese, teksa ish-zyrtari i lartë ishte hetuar, arrestuar, gjykuar dhe dënuar edhe për rastet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.
Koka u shpall fajtor dhe dënua me 3 vite izolim, teksa përfiton edhe nga gjykimi i shkurtuar uljen e dënimit me një të tretën. Dënimi iu ul me 1 vit dhe për 2 vitet e mbetura izolimi rreth çështjes quhet i vuajtur.
Në përfundim, duke përllogaritur kohën e paraburgimit dhe çështjes së arrestit, GJKKO vendosi shuarjen e masës së sigurisë për këtë dosje. Koka do qëndrojë edhe 5 vite larg çdo funksioni publik.
GJKKO shpalli fajtor dhe dënoi Bledar Karolin me 3 vite burg, 2 vite me gjykim të shkurtuar, teksa i shuhet masa e sigurisë dhe do qëndrojë 5 vite larg funksioneve publike.
Taulant Tushe me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike, që gjithashtu i shuhet masa e sigurimit arrest në burg për rastin.
Namik Simixhiu me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe me shuarje të masës së arrestit dhe heqje e të drejtës për funksione të publike.
Valbona Ballgjini me 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove, sa dyfishi i mbetur i pjesës së shlyerjes së dënimit.
Sidita Kopliku me 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar në 1 vit burg, i cili konvertohet në punë në të mirë publike, si dhe 5 vite pa të drejtë funksionesh publike.
Fatjon Murati, me 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Kurse për Jetmir Llapaj u shpall pafajësia./Versus.al








