29 vjeçari Enea Themollari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në reaminacionin e Traumës ku ndodhej i shtruar prej 14 korrikut të këtij viti pasi mbeti i plagosur rëndë rëndë nga tritoli që shpërtheu në banesën e motrave Nikolli.
Të pyetur nga mediat fqinjët kanë treguar se 29 vjeçar ishte një djalë i mirë i dhe që ndihmonte familjen e tij.
“Shumë e dhimbshme. Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekjen… Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. S’e gjetën autorin, ato dy femrat ku ikën? Ato ikën në Turqi, nuk jetojnë më këtu”, tha një nga fqinjët.
“S’e besonim që do ndodhte kjo gjë. Çun babaxhan nga të gjitha anët. Ai e mbante shtëpinë, njëri pa fjalë. Të jesh në shtëpinë tënde të ndodhi kjo… katastrofë. S’ka më keq. Autori nuk është kapur akoma, ja shteti jonë”, tha fqinji.
“Mjerë ai që e pëson, nga i keqi e pëson i miri. Keq na vjen shumë, djalë i ri. Mjerë nëna dhe baba”, u shpreh një tjetër.
“Në prek shumë si ngjarje, çfarë të thuash. M’u mpi trupi”, thotë një nga fqinjët.








