Live Updates /

Tritoli në banesën e motrave Nikolli, pas 2 muajsh ndërron jetë fqinji i plagosur! Akuzat ndaj Dumanit dhe përplasja e tij me ‘shkodranin’

*Pas më shumë se 2 muajsh luftë me jetën që prej 14 korrikut, sot vdiq në reanimacionin e spitalit të Traumës i riu 29 vjeçar Enea Themollari i cili u plagos rëndë në shpërthimin e ndodhur në banesën e motrave Alda dhe Xhovana Nikolli në Elbasan. *I riu nuk mund t’i mbijetonte dëmtimeve të marra në kokë në momentin kur ndodhi shpërthimi me tritolin e destinuar për motrat Nikolli por fatkeqësisht shpërthimi ishte aq i fortë saqë e plagosi edhe 29 vjeçarin i cili ndodhej pranë derës së apartamentit të tij në lagjen ‘Haxhias’. *Për ngjarjen, motrat Nikolli denoncuan vrasësin me pagesë Nuredin Dumani si porositës duke zbuluar se kishin kontaktuar me këtë të fundit pavarësisht se ai mbahet nën arrest që prej vitit 2022. Konflikti si duket ka nisur për një gjobë 400 mijë eurosh që Dumani ia kishte vendosur ‘shkodranit’ Amarildo Xhanejt në burg, me të cilin Xhovana Nikolli kishte lidhje. Pasi nuk kishte arritur qëllimet e tij me Alda Nikollin, Dumani kishte nisur kërcënimet që më pas janë përmbyllur me vendosjen e tritolit më 14 korrik. Për ngjarjen, aktualisht nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërsa hetimet i kanë kaluar SPAK-ut. * Xhovana Nikolli ka ngushëlluar familjarët Enea Themollarit i cili humbi jetën nga plagët e marra nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pas më shumë se 2 muajsh luftë me jetën që prej 14 korrikut, sot vdiq në reanimacionin e spitalit të Traumës i riu 29 vjeçar Enea Themollari i cili u plagos rëndë në shpërthimin e ndodhur në banesën e motrave Alda dhe Xhovana Nikolli në Elbasan. *I riu nuk mund t’i mbijetonte dëmtimeve të marra në kokë në momentin kur ndodhi shpërthimi me tritolin e destinuar për motrat Nikolli por fatkeqësisht shpërthimi ishte aq i fortë saqë e plagosi edhe 29 vjeçarin i cili ndodhej pranë derës së apartamentit të tij në lagjen ‘Haxhias’. *Për ngjarjen, motrat Nikolli denoncuan vrasësin me pagesë Nuredin Dumani si porositës duke zbuluar se kishin kontaktuar me këtë të fundit pavarësisht se ai mbahet nën arrest që prej vitit 2022. Konflikti si duket ka nisur për një gjobë 400 mijë eurosh që Dumani ia kishte vendosur ‘shkodranit’ Amarildo Xhanejt në burg, me të cilin Xhovana Nikolli kishte lidhje. Pasi nuk kishte arritur qëllimet e tij me Alda Nikollin, Dumani kishte nisur kërcënimet që më pas janë përmbyllur me vendosjen e tritolit më 14 korrik. Për ngjarjen, aktualisht nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërsa hetimet i kanë kaluar SPAK-ut. * Xhovana Nikolli ka ngushëlluar familjarët Enea Themollarit i cili humbi jetën nga plagët e marra nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli.

5 Postime
5 MUAJ ME PARE

Reagon Xhovana Nikolli pasi tritoli në banesën e saj i mori jetën fqinjit 29-vjeçar

Tritoli në banesën e motrave Nikolli, pas 2 muajsh ndërron

Xhovana Nikolla ka reaguar pas vdekjes së, 29 vjeçarit, Enea Themollari ditën e sotme.

Në postimin e saj ajo ka ngushëlluar familjen e 29 vjeçarit.

‘Ngushëllime familjes se Eneas. Zoti ju dhëntë forcë të përballoni këtë dhimbje. Ju prehte shpirti në paqe’ shkruan në postim Xhovana Nikolli.

Tritoli në banesën e motrave Nikolli, pas 2 muajsh ndërron

Enea Themollari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në në reanimacionin e Traumës ku ndodhej i shtruar prej 14 korrikut të këtij viti pasi mbeti i plagosur rëndë nga tritoli që shpërtheu në banesën e motrave Alda dhe Xhovana Nikollit.

Sipas pretendimeve të motrave Nikolli, tritoli ishte vendosur me porosi të Nuredin Dumanit, vrasësi me pagesë i cili prej vitit 2022 ndodhet i arrestuar dhe aktualisht mban statusin e “të penduarit të drejtësisë.

Sipas një interviste të njërave prej motrave dhe konkretisht Alda Nikolli, tritoli ishte vendosur nga Dumani pasi më te kishte pasur një lidhje virtuale.

E reja rrëfeu ndër të tjera se ajo e kishte njohur Nuredin Dumanin nëpërmjet kunatit të saj Amarildo (Xhanej) Nikolli i njohur me nofkën ‘Shkodrani’, gjithashtu i akuzuar si vrasës me pagesë.

Alda Nikolli rrëfeu se Dumani kishte qëllim të dëmtonte statusin e Amarildo Xhanejt, si ‘i penduar i drejtësisë’, por pasi nuk ia kishte arritur, nisi aktet e dhunës ndaj tij dhe kërcënimet ndaj motrave Nikolli./Versus.al

 

 

 

5 MUAJ ME PARE

‘Çun babaxhan nga të gjitha anët’, fqinjët për Enea Themollarin që humbi jetën nga tritoli: Motrat Nikolli nuk jetojnë më këtu

Tritoli në banesën e motrave Nikolli, pas 2 muajsh ndërron

29 vjeçari Enea Themollari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në reaminacionin e Traumës ku ndodhej i shtruar prej 14 korrikut të këtij viti pasi mbeti i plagosur rëndë  rëndë nga tritoli që shpërtheu në banesën e motrave Nikolli.

Të pyetur nga mediat fqinjët kanë treguar se 29 vjeçar ishte një djalë i mirë i dhe që ndihmonte familjen e tij.

“Shumë e dhimbshme. Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekjen… Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. S’e gjetën autorin, ato dy femrat ku ikën? Ato ikën në Turqi, nuk jetojnë më këtu”, tha një nga fqinjët.

“S’e besonim që do ndodhte kjo gjë. Çun babaxhan nga të gjitha anët. Ai e mbante shtëpinë, njëri pa fjalë. Të jesh në shtëpinë tënde të ndodhi kjo… katastrofë. S’ka më keq. Autori nuk është kapur akoma, ja shteti jonë”, tha fqinji.

“Mjerë ai që e pëson, nga i keqi e pëson i miri. Keq na vjen shumë, djalë i ri. Mjerë nëna dhe baba”, u shpreh një tjetër.

“Në prek shumë si ngjarje, çfarë të thuash. M’u mpi trupi”, thotë një nga fqinjët.

 

5 MUAJ ME PARE

Viktimë e tritolit për motrat Nikolli, del FOTO e 29 vjeçarit që vdiq sot pas dy muajsh ‘luftë’ për jetën

Tritoli në banesën e motrave Nikolli, pas 2 muajsh ndërron
I ndjeri, Enea Themollari

Ky është Enea Themollari, 29 vjeçari i cili ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme në reanimacionin e Traumës ku ndodhej i shtruar prej 14 korrikut të këtij viti pasi mbeti i plagosur rëndë nga tritoli që shpërtheu në banesën e motrave Nikolli.

Themollari ndodhej pranë derës së apartamentit të tij në lagjen ‘Haxhias’ të Elbasanit kur shpërtheu një lëndë plasëse e vendosur pranë fqinjeve të tij Alda dhe Xhovana Nikolli. Shpërthimi ishte aq i fortë sa i shkaktoi dëmtime të shumta në kokë të riut.

Për pasojë mbeti viktimë e një ngjarje në të cilën nuk kishte asnjë lidhje dhe që dyshohet të jetë porositur nga Nuredin Dumani si hakmarrje ndaj motrave Nikolla. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Gjoba 400 mijë euro u pasua nga tritoli që i mori jetën fqinjit të pafajshëm! Përplasja e Dumanit nga qelia me motrat Nikolli dhe ‘shkodranin’

Tritoli në banesën e motrave Nikolli, pas 2 muajsh ndërron
Foto: Amarildo Xhanej (shkodrani) dhe Xhovana Nikolli, Alda Nikolli dhe Nuredin Dumani, (djathtas) i ndjeri, Enea Themollari

Një i ri 29 vjeçar, krejt i pafaj ndërroi jetë sot në reanimacionin e Traumës si pasojë e shpërthimit me tritol të vendosur në apartamentin ngjitur banesës ku ai jetonte në lagjen Haxhias, të Elbasanit më 14 korrik.

Tritoli që në fakt ishte mesazh për motrat Alda e Xhovana Nikolli të cilat më vonë rrëfyen edhe lidhjen e ngjarjes me vrasësin me pagesë Nuredin Dumani, në fakt i mori jetën një të pafajshmi teksa ndodhej brenda shtëpisë së tij. Enea Themollari ndodhej pranë derës së banesës ku shpërtheu lënda plasëse që i la dëmtime të shumta në kokë të cilave nuk mundi t’u mbijetonte. I ati i tij foli për mediat duke shprehur dhimbjen mbi ngjarjen e rëndë që u kishte ndodhur krejt pa pasur faj.

Por si dyshohet të ketë ardhur situata deri në këtë pikë?

Pretendimet e ‘shënjestrave’, motrave Alda dhe Xhovana Nikolli, janë se tritoli u është vendosur me porosi të Nuredin Dumanit, vrasësi me pagesë i cili prej vitit 2022 ndodhet i arrestuar dhe aktualisht mban statusin e “të penduarit të drejtësisë”. Sipas një interviste televizive që Alda Nikolli dha, lënda plasëse i është vendosur nga Dumani me të cilin kishte pasur edhe një “lidhje” virtuale dhe këtë e provoi duke publikuar foto nga bisedat me skype që bënte me vrasësin me pagesë, të cilit brenda qelisë i ishin garantuar të gjitha lukset e kërkuara prej tij.

Qëllimet e Nuredin Dumanit pas ‘lidhjes virtuale’ me Alda Nikollin

E reja rrëfeu ndër të tjera se ajo e kishte njohur Nuredin Dumanin nëpërmjet kunatit të saj Amarildo (Xhanej) Nikolli i njohur me nofkën ‘Shkodrani’, gjithashtu i akuzuar si vrasës me pagesë. Alda Nikolli rrëfeu se Dumani kishte qëllim të dëmtonte statusin e Amarildo Xhanejt, si ‘i penduar i drejtësisë’, por pasi nuk ia kishte arritur, nisi aktet e dhunës ndaj tij dhe kërcënimet ndaj motrave Nikolli.

Në rrëfimin e bërë nga Alda Nikolli, ajo tha se Dumani nga qelia i kishte vënë gjobë 400 mijë euro kunatit të saj Amarildo Nikolli duke shtuar se e kishte detyruar të pranonte gjëra që nuk i kishte bërë.

“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, shprehej ajo në rrëfimin e bërë në korrik pasi ndodhi shpërthimi me tritol.

Ndërkohë, pas pretendimeve të motrave Nikolli, SPAK ka nisur hetimet për ngjarjen dhe dosjen ia ka bashkangjitur çështjeve të tjera për të cilat po hetohet Nuredin Dumani. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Tritoli në banesën e motrave Nikolla, pas 2 muajsh në reanimacion ndërron jetë fqinji 29 vjeçar

Tritoli në banesën e motrave Nikolli, pas 2 muajsh ndërron
Alda dhe Xhovana Nikolli

Pas më shumë se dy muajsh në reanimacionin e spitalit të Traumës, ka ndërruar jetë sot 29 vjeçari Enea Themollari, i riu që mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit të tritolit na banesën e motrave Alda dhe Xhovana Nikolli në Elbasan, me të cilat ishte fqinj.

Që prej 14 korrikut, kur ndodhi shpërthimi, i riu u transportua në spital në gjendje të rëndë ku edhe humbi jetën. I ati asokohe me lot në sy foli për mediat duke treguar për dëmtimin e rëndë që i biri kishte marrë në atentatin me të cilin nuk kishte fare lidhje.

Ndërsa motrat Nikolli deklaruan në polici se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e tyre nga Nuredin Dumani i cili aktualisht mban statusin e të penduarit të drejtësisë. Sipas Alda Nikollit, ajo kishte pasur një lidhje ‘virtuale’ me Dumanin që prej qelisë luksoze të burgut ku ndodhet. Madje për ta provuar këtë ajo dorëzoi në polici edhe disa foto e video ku Dumani shihej teksa ushtronte palestër brenda qelisë së tij ku nuk mungonte laptopi e mjete të tjera komunikimi duke i mundësuar atij që të jepte porosi prej aty ku ndodhet.

Lidhur me ngjarjen, SPAK ia ka bashkangjitur dosjen e hetimit krimeve të tjera të rënda për të cilat akuzohet vrasësi me pagesë Nuredin Dumani. Versus.al

Poll