AKTUALITET /

Vendet bosh në arsim, denoncimi për Versus.al: ZVA-të i thërrasin mësuesit për intervista në momentin e fundit!

Një denoncim i fortë ka ardhur në redaksinë e Versus.al, ku një mësuese e cila ka kërkuar të mbetet anonime, shpreh shqetësimin e saj si nënë dhe si mësuese për mënyrën si menaxhohen punësimet në shtet.

Shkruar nga Versus
Vendet bosh në arsim, denoncimi për Versus.al: ZVA-të i
Foto ilustruese

Siç duket edhe këtë vit, viti i ri shkollor ka nisur me një skenar të njohur dhe të papranueshëm: nxënësit mbeten pa mësues në ditën e parë të shkollës, ndërkohë që ata thirren për intervista për vendet bosh vetëm disa orë para nisjes së procesit mësimor.

Një denoncim i fortë ka ardhur në redaksinë e Versus.al, ku një mësuese shpreh shqetësimin e saj si nënë dhe si mësuese për mënyrën si menaxhohen punësimet në shtet.

“Jo më larg se dje, 8 shtator, mora njoftim për t’u paraqitur për intervistë nëse doja të filloja në vendet bosh,” thotë ajo.

Me të drejtë, mësuesja pyet: Përse nuk reagojnë më herët Zyrat Vendore të Arsimit? Pse vendet e lira nuk mund të shpallen që në qershor dhe intervistat të përfundojnë përpara nisjes së shkollës?

Mësuesja shkruan se nuk i referohet rasteve që nuk mund të parashikohen por rasteve si dalja në pension, zhvendosja paralele me dëshirë ose edhe lejet e lindjes që dihet se kur do të fillojnë....

“Si mundet që nxënësi të jetë pa mësuese në ditën e parë të shkollës?” pyet më tej denoncuesja, duke kërkuar përgjegjësi dhe një nisje të organizuar dhe të qetë të procesit mësimor.

Denoncimi i mësueses i pa redaktuar: 

Përshëndetje!

Dua të shpreh shqetësimin si nënë por edhe si mësuese për punësimet në shtet. Jo më larg se në ditën e sotme erdhën njoftime për vende të reja pune.

Duhet sipas tyre të hënën të paraqitem për intervistë nëse jam e interesuar për të filuar në vendet boshe.

Përse nuk reagojnë më herët ZVA-të dhe vendet e lira mundësisht të shpallen që në qershor. Intervistat të mbyllen në qershor dhe në shtator të fillohet me qetësi puna. Si mundet që në ditën e parë të shkollës nxënësi të jetë pa mësuese?

Nuk i referohem rasteve që nuk parashikohen ama ka plot raste si dalja në pension, zhvendosja paralele me dëshirë ose edhe lejet e lindjes që dihet se kur do të fillojnë....
Përse shkolla duhet të fillojë me kaos në vend të një organizimi siç duhet dhe në kohë?

E kam dhe me fakte pjesën që sillen njoftime për punësim në momentet e fundit.

Nuk po arrij dot të ndaj me ju foto që ta faktoj këtë që po them./Versus.al

 

 

Poll