Një 57-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë gjahu, rreth orës 17:45 të pasdites së sotme, në fshatin Ura e Shtrejt, njësia administrative Postribë, Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi është vetëplagosur aksidentalisht me armën e tij të gjahut, të cilën e mbante me leje. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu, që e mbante me leje, shtetasi F. V., 57 vjeç. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe për dokumenimin ligjorë të rastit. /Versus.al/







