
Prokuroria e Gjirokastrës e cila po heton vetëvrasjen e 17-vjeçarit Vehip Peçi në qytetin e Gjirokastrës, ka dal me një njoftim për media.
Nga të dhënat paraprake, Prokuroria thotë se nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se akti i rëndë i të miturit ka qenë i lidhur me ngacmime apo bullizëm nga bashkëmoshatarët.
Njoftimi i plotë:
Në lidhje me ngjarjen e datës 20.04.2025, ku në ambientet e jashtme të banesës së tij në fshatin Valare, Gjirokastër është gjetur i vetëvarur, pa shenja jete, shtetasi i mitur V.P., i moshës 15 vjeçare, pasi Komisariati i Policisë Gjirokastër ka njoftuar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në prezencë të prokurorit të seksionit për të mitur dhe prokurorit të gatshëm, me urdhër të Drejtuesit të Prokurorisë, është krijuar menjëherë grupi hetimor, për trajtimin e çështjes.
Nën drejtimin e prokurorisë janë kryer veprimet e para hetimore, të cilat konsistojnë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, kryerjen e ekspertimit mjeko ligjor, sekuestrimin e telefonave, aparateve kompjuterike si dhe këqyrja e tyre, sekuestrimi i materialeve shkollore të fëmijës së mitur, si dhe janë marrë deklarime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të ngjarjes të punonjësve përgjegjës për trajtimin e të miturit. Nga të gjitha veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit, nuk konstatohet asnjë e dhënë apo indicje e cila të dëshmojë se veprimi i kryer nga ana e të miturit, ka si shkak ngacmimet apo sjelljet bullizuese nga bashkëmoshatarët e tij.
Prokuroria Gjirokastër po vijon me prioritet të veçantë hetimet, në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe të veprimeve të kryera nga ana e autoriteteve përgjegjëse, kompetente lidhur me trajtimin e rastit së të miturit V.P.
15 vjeccari Vehip Peçi, u gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valarë më datë 20 Prill.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, ditën e djeshme kur familjarët e tij e transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por mjekët konfirmuan se ai kishte ndërruar jetë përpara mbërritjes./Versus.al








