
Gjykata e Beratit ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmanin i cili dyshohet për shpërdorim detyre.
Me këtë vendim, gjykata ia ka kaluar çështjen institucionit në Tiranë.
Sulejmani akuzohet se ka transferuar oficerë të policisë gjyqësore në mënyrë të jashtëligjshme duke shkelur kështu edhe kompetencat e tij në detyrën që duhej të ushtronte.
Më 24 nëntor të vitit 2023, Florjan Sulejmani mori detyrën e kreut të AMP. Ndërsa urdhri për pezullimin e tij nga detyra u bë me kërkesë të prokurorisë së Beratit që gjeti shkelje në transferimin e oficerëve. Versus.al








