AKTUALITET /

Drejtori i AMP nuk ka shpërdoruar detyrën - Kush është “Aldo”, oficeri që çoi në pezullimin e Florian Sulejmanit?

Burime bëjnë me dije se në qendër të kallëzimit që ka çuar në këtë hetim është një oficer i quajtur “Aldo”, i cili pretendon se është transferuar nga AMP në Berat drejt sektorit të AMP-së në Dibër.

Shkruar nga Versus
Drejtori i AMP nuk ka shpërdoruar detyrën - Kush është
Florian Sulejmani

Një nga lajmet më të bujshme të ditës së djeshme ishte pezullimi nga detyra i Florian Sulejmanit, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Sulejmani, i njohur si një prej drejtuesve me mbështetje të gjerë ndërkombëtare dhe politike, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për “shpërdorim detyre”, pas transferimit të një oficeri të Policisë Gjyqësore.

Burime bëjnë me dije se në qendër të kallëzimit që ka çuar në këtë hetim është një oficer i quajtur “Aldo”, i cili pretendon se është transferuar nga AMP në Berat drejt sektorit të AMP-së në Dibër. Mbi këtë pretendim, Prokuroria e Beratit ka hapur një hetim dhe ka kërkuar pezullimin e Sulejmanit.

Por çfarë thotë ligji?

Transferimi i punonjësve të AMP-së është kompetencë e drejtpërdrejtë e titullarit të institucionit, në këtë rast vetë Drejtorit të Përgjithshëm të AMP-së. Ai përgjigjet vetëm përpara Ministrit të Brendshëm dhe, në raste të veçanta që lidhen me nevojat e institucionit, mund të kryejë transferime edhe pa miratimin e Komisionit të OPGJ-ve.

Një fakt që pritet të peshojë në Gjykatë është se në 5 vitet e fundit, Komisioni për Oficerët e Policisë Gjyqësore është konsultuar vetëm një herë nga Policia për çështje transferimesh, një praktikë që tregon qartë se ky komision nuk është përdorur si filtrues i detyrueshëm.

Vendimi i Prokurorisë për pezullimin e Sulejmanit është duke u parë si një manovër e nxituar që ngjan më shumë me një “gjueti shtrigash” sesa me një hetim të bazuar në prova të forta ligjore. Deri në vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Sulejmani mbetet i pezulluar nga detyra.

Por kush është Florian Sulejmani?

Një prej drejtuesve më të rinj në moshë në institucionet e rendit, Sulejmani u certifikua në maj 2024 nga Departamenti Amerikan i Akademisë së Udhëheqjes për Sigurinë Kombëtare, pas një trajnimi intensiv në SHBA mbi menaxhimin e kapitalit njerëzor dhe misionin e kulturës ligjzbatuese.

Ky është funksionari i parë ekzekutiv i AMP-së që merr këtë trajnim elitar, një fakt që e bën edhe më të pazakontë vendimin për pezullimin e tij, në një kohë kur Policia shqiptare ka nevojë për drejtues profesionalë në institucionet e kontrollit të brendshëm të policisë.

Rasti i Sulejmanit gjithashtu hap një debat mbi mënyrën si funksionojnë institucionet në Shqipëri. Nëse një drejtues i nivelit të lartë, me të gjitha kompetencat ligjore të qarta, mund të pezullohet nga detyra vetëm mbi bazën e një kallëzimi të izoluar, atëherë çfarë garancie ekziston për pavarësinë institucionale?

Vendime të tilla, që bien ndesh me frymën e ligjit dhe praktikën e institucioneve të ngjashme në vendet e BE-së, dëmtojnë jo vetëm figurën e një drejtuesi të respektuar, por edhe besimin e publikut tek reforma në drejtësi dhe tek institucionet që kanë për detyrë të kontrollojnë Policinë e Shtetit

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: