AKTUALITET /

VIDEO/ 19 kg kanabis me valixhe nga Tajlanda, arrestohet në Rinas 39 vjeçari! E pikasën në Dubai (EMRI)

Fillimisht lënda narkotike u konstatua në Dubai, ndërsa 39 vjeçari u la të udhëtonte drejt Tiranës, dyuke njoftuar autoritetet shqiptare se të dielën do të mbërrinte valixhja me lëndën narkotike të sekuestruar.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ 19 kg kanabis me valixhe nga Tajlanda, arrestohet në Rinas 39

Tiranë- Një 39 vjeçar është arrestuar në aeroportin e Rinasit ku u kap me një valixhe të mbushur me 19.4 kg kanabis me përqindje të lartë THC.

Në pranga ka rënë Dhimitër Shehu me banim në Teelenë i cili sapo ishte kthyer nga Tajlanda.

Gjatë kontrollit të bërë, fillimisht në Dubai iu gjet lënda narkotike e paketuar në një valixhe me qëllim shitjen e saj në Shqipëri. Droga u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa Shehu u la të udhëtonte drejt Tiranës ku e kishte destinacionin duke njoftuar autoritetet shqiptare se valixhja me lëndën narkotike do të mbërrinte të dielën. 

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të nxjerrë para drejtësisë persona të tjerë që mund të jenë impikuar në këtë rast të trafikut. Versus.al

 

Poll