AKTUALITET /

VIDEO / Armë, maska e drogë në lokal, shpallet në kërkim pronari! I 'ha' prangat dhe punonjësi, ja roli i tij

Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Armë, maska e drogë në lokal, shpallet në

Dy maska si ato që përdoren në grabitje, një pistoletë, një peshore për lëndë narkotike janë vetëm disa prej provave të gjetura dhe të sekuestruara nga policia e kryeqytetit e cila ka goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës në Tiranë.

Si rezultat, ka shpallur në kërkim pronarin e lokalit që kishte përshtatur lokalin për shitje e përdorim droge dhe në lokal mbante armë zjarri pa leje dhe ka arrestuar punonjësin, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.


Vijojnë kontrollet intensive bazuar në inteligjencën policore për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo rast të tentativës për ushtrim të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Mix” janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës.

Shpallet në kërkim pronari i lokalit që kishte përshtatur lokalin për shitje e përdorim droge dhe në lokal mbante armë zjarri pa leje.

Arrestohet gjatë operacionit “Mix” punonjësi i lokalit, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta që u gjetën në lokal të cilat  pronari i lokalit i mbante pa leje.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, në kuadër të operacionit policor “Mix” arrestuan shtetasin L. T., 18 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. C., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.

Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: