AKTUALITET /

VIDEO/ Baki Goxhaj mes aktivistëve të flotiljes me ndihma për Gazën mbërrin në Stamboll. Pritet në aeroport nga konsulli shqiptar

Tre avionë të Turkish Airlines që transportonin aktivistët e ndaluar në flotën e tyre, e cila u sulmua nga ushtria izraelite në ujërat ndërkombëtare, ndërsa përpiqej të thyente bllokadën ndaj Gazës dhe të shpërndante ndihmë humanitare jetësore, u ulën në Aeroportin e Stambollit

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Baki Goxhaj mes aktivistëve të flotiljes me ndihma për

Shqiptari Baki Goxhaj, i cili ndodhej në flotiljen “Sumud” me ndihma për Gazën, ka mbërritur në aeroportin e Stambollit, pasi bashkë me aktivistët e ndaluar nga Izraeli u deportuan nga Tel Avivi.

Në aeroport ai u prit nga konsulli shqiptar Armand Shandro.

Tre avionë të Turkish Airlines që transportonin aktivistët e ndaluar në flotën e tyre, e cila u sulmua nga ushtria izraelite në ujërat ndërkombëtare, ndërsa përpiqej të thyente bllokadën ndaj Gazës dhe të shpërndante ndihmë humanitare jetësore, u ulën në Aeroportin e Stambollit.

VIDEO/ Baki Goxhaj mes aktivistëve të flotiljes me ndihma për

Aktivistët u pritën në Sallën VIP të aeroportit nga të afërmit e tyre dhe zyrtarë të shumtë.

Aktivistët që kishin pësuar lëndime u dërguan në ambulancat që prisnin në aeroport.

Pas ceremonisë së pritjes, aktivistët pritet të çohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Stambollit për ekzaminime, si pjesë e një hetimi të nisur nga prokurorët e Stambollit.

Pas arrestimit në ujërat ndërkombëtare nga forcat izraelite dhe sekuestrimit të 11 anijeve me ndihma për Gazën, 430 aktivistët u dërguan në portin më të afërt izraelit ku trajtuan poshtërsisht, duke i detyruar të lidhnin sytë dhe të uleshin në gjunjë.

Video me pamje tronditëse shkaktoi reagime të ashpra ku vende si Italia e Spanja kërkuan sqarim nga Izraeli për këtë sjellje ndaj grupit të aktivistëve.

Ndërsa disa prej tyre, denoncuan në media se janë rrahur nga forcat izraelite pasi u morën me forcë nga anijet e tyre.

Poll