Durrës- Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit ku një 76 vjeçar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e goditur me një shkop druri.
Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të moshuarin A.R i cili siç shihet edhe në pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë, ka ndjekur nga pas gruan e tij F.D, 70 vjeçe duke e goditur me shkop druri pas një konflikti që kishin patur për motive të dobëta.
Si pasojë e goditjeve të shumta, gruaja e tij ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

