AKTUALITET /

VIDEO / Dimri pushton veriun, ja zonat e zbardhura nga dëbora e ngricat

Orët e pasdites kanë sjell rëndim të reshjeve të borës ku në lartësi mbi 800 metër trashësia ka arritur deri në 20 cm.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Dimri pushton veriun, ja zonat e zbardhura nga dëbora e ngricat

Ashtu i siç ishte parashikuar, shumë qytete në veri e verilindje të vendit janë mbuluar nga flokët e dëborës e temperaturat e ulëta. Reshjet e dëborës janë rregjistruar në të gjithë rajonin verilindor përfshire edhe qytetin e Kukësit, Hasit e Krumes. Në zonat malore që shtrihen mbi 400 metra mbi nivelin e detit trashësia e dëborës vijon nga 5 në 10 cm.

Orët e pasdites kanë sjell rëndim të reshjeve të borës ku në lartësi mbi 800 metër trashësia ka arritur deri në 20 cm.


Në Rrugën e Kombit nuk ka shtresa dëbore pasi mjetet borëpastruese e kanë mbajtur nën monitorim dhe kanë operuar me hedhjen e kripës në trasenë e saj nga Repsi në Morinë. Edhe akset e tjera nacionale nuk kanë probleme për momentin, por në orët në vijim pritet rënie e ndjeshme e temperatura çka mund të sjellin ngrica e shtresa akulli në rrugë.

Reshje dëbore ka pasur në Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz, Kukës-Ura Zapodit dhe në Qafë Malo
Mjetet borëpastruese punuan për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës
Autoritetet porosisin drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore
Ndërsa disa zona si: Myhejan, Buçaj, Astë e Sopot njësia administrative Tropojë, Bashkia Tropojë kanë probleme me energjinë elektrike bëhet me dije nga Shtabi i Emergjencave Civile në Kukës.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: