AKTUALITET /

VIDEO/ Europol godet trafikun e kokainës Kolumbi-Spanjë, shqiptarët e financonin nga Dubai por asnjë i arrestuar!

Garda Civile Spanjolle (Guardia Civil), e mbështetur nga Europol, ka çmontuar një rrjet në shkallë të gjerë të trafikut të drogës në një hetim që përfshin Bullgarinë, Kolumbinë, Kosta Rikën dhe Panamanë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Europol godet trafikun e kokainës Kolumbi-Spanjë,
Droga e sekuestruar

Garda Civile Spanjolle (Guardia Civil), e mbështetur nga Europol, ka çmontuar një rrjet në shkallë të gjerë të trafikut të drogës në një hetim që përfshin Bullgarinë, Kolumbinë, Kosta Rikën dhe Panamanë. Të dyshuarit dyshohet se ishin të përfshirë në marrjen dhe shpërndarjen me shumicë të kokainës në të gjithë BE-në, si dhe në pastrim parash. Goditja u koordinua nga Task Forca Operacionale e Europolit.

Rrjeti përfshin Amerikën Latine, Evropën dhe Lindjen e Mesme

Hetimi për zbulimin e këtij rrjet që vepronte në tre kontinente kanë nisur qershor të vitit 2022.

Anëtarët e rrjetit – shtetas nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja – organizonin trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendi i origjinës në Evropë. Secili prej tyre kishte role të ndryshme brenda zinxhirit logjistik.

Shtetasit kolumbianë merreshin me dërgesat nga Kolumbia në Evropë, ndërsa shtetas bullgarë, kolumbianë dhe spanjollë mbikëqyrnin marrjen dhe shpërndarjen e mëtejshme të drogës. Ngarkesa fshihej në  kontejnere për të hyrë fshehurazi në port dhe me ndihmën e punëtorëve të korruptuar dërgesa nxirrej gjatë natës. Anëtarë të tjerë shqiptarë, me qendër në Dubai, vepronin si investitorë – ata siguronin financat e nevojshme për të paguar prodhuesit për dërgesat nga Kolumbia, sipas Europol. Anëtarët e rrjetit gjithashtu pastronin të ardhurat nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Rrjeti kriminal kishte kapacitet për të marrë deri në një ton kokainë në javë. Dërgesat kryheshin përmes rrugëve ajrore dhe kontejnerëve. Në tetor 2024, autoritetet në Panama kapën 4.1 ton kokainë, me destinacion Spanjën, në lidhje me këtë rrjet. Rrjeti dyshohet se është i lidhur me konfiskimet e kokainës që arrijnë në mbi shtatë tonë. Gjithashtu, autoritetet e zbatimit të ligjit kishin sekuestruar edhe dy ton kokainë në Spanjë që nga fillimi i hetimeve. 

Rezultatet e aksionit, të realizuar në tre faza, midis dhjetorit 2024 dhe janarit 2025

22 arrestime në Spanjë (shtetas spanjollë dhe kolumbianë);

27 bastisje shtëpish në Barcelonë, Kadiz, Madrid, Malaga dhe Valencia;

Konfiskimet përfshijnë rreth 1 ton kokainë dhe 5 kg 'tusi' (kokainë rozë), 35 automjete, përfshirë 8 makina luksoze (vlera e vlerësuar rreth 2.5 milionë euro), orë luksoze dhe stoli (vlera e vlerësuar rreth 1.5 milionë euro) dhe 6.5 milionë euro cash;

48 armë (5 armë të gjata, 5 pistoletë dhe 38 armë të tipit historik);

53 llogari bankare të ngrira./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: