AKTUALITET /

VIDEO/ Hapnin dyert me leva, arrestohen 2 hajdutët serialë në Lezhë (EMRAT)

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Hapnin dyert me leva, arrestohen 2 hajdutët serialë në

Lezhë- Policia ka arritur të arrestoj dy hajdutë serialë të cilët kishin kryer 9 vjedhje në periudha të ndryshme.

Në pranga kanë rënë Sokol Pali 52 vjeç dhe Marjan Kelaj, 51 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Ditën e djeshme, të arrestuarit dyshohet se kanë vjedhur me thyerje shuma parash dhe produkte të ndryshme në 2 dyqane në fshatrin Blinisht dhe 1 servis në fshatin Dajç.

Hetimet zbuluan se ata ishin përgjegjës edhe për 6 vjedhje të tjera që ishin kryer në banesa. Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur hapin me forcë derën e një banese.

Gjatë kontrolleve në banesat e Palit dhe Kelajt, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sende të dyshuara të përdorura për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të dyshuara të vjedhura. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: