AKTUALITET /

VIDEO/ I dënuar me 30 vite burg për vrasje, Duhanxhiu ekstradohet në Rinas me çarter nga SHBA

44 vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia ku ishte dënuar me 30 vite burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1999.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ I dënuar me 30 vite burg për vrasje, Duhanxhiu ekstradohet

Një 44 vjeçar i identifikuar si Kamer Duhanxhiu është ekstraduar së fundmi nga SHBA-të pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999 për një vrasje të kryer në Itali.

44 vjeçari rezulton të jetë i dënuar nga autoritetet italiane me 30 vite burg për një vrasje të ndodhur në Asti të Italisë 26 vite më parë. Falë bashkëpunimit të agjencive partnere në Itali, Shqipëri dhe SHBA, Duhanxhiu ishte arrestuar këtë vit në Florida ku edhe jetonte prej shumë vitesh.  



Mëngjesin e sotëm u ul në Rinas çarteri me të cilin ekstradohej Duhanxhiu. Ndërsa sapo mbërriti në aeroportin shqiptar, u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë ku do të përballet me dënimin e tij 30 vjeçar. Versus.al

Poll