AKTUALITET /

VIDEO/ I dogji makinën një gruaje në Tiranë, arrestohet 34 vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Versus

VIDEO/ I dogji makinën një gruaje në Tiranë, arrestohet 34

Tiranë- Policia ka arrestuar autorin e djegies së një automjeti dy ditë më parë në rrugën “Frang Bardhi”.

Në pranga ka rënë 34 vjeçari Danjel Bushka i cili rreth orës 23:50 të 3 shtatorit i ka vënë flakën makinës në pronësi të një gruaje 43 vjeçareje. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.



Siç shihet në videon e publikuar nga policia, autori krejt i pashqetësuar i vë flakën makinës dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Versus.al

Poll